AKSIDENT I RËNDË NË BYPASSIN E FIERIT/ PËRPLASEN KAMIONÇINA DHE “AUDI”, DY TË PLAGOSUR
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit të fshatit Baltëz, ku janë përfshirë një kamionçinë tip “Mercedes-Benz” dhe një autoveturë tip “Audi”.
Sipas burimeve paraprake, pas përplasjes, automjeti “Audi” ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur në autostradë.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri që udhëtonin në automjetin tip “Audi”. Të dy janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet më e rënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja. Ndërkohë, vijojnë veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.




