KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Delisufaj të Lushnjës, dy gra humbin jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Delisufaj të Lushnjës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e aksidentit, dy gra që ndodheshin në makinë kanë humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe të Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e viktimave dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




