KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Fier, i moshuari përplaset për vdekje nga makina te “Zogu i Zi”

Foto nga vendi i ngjarjes

Reklama në FieriWeb

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Rreth orës 10:00, në vendin e njohur si “Zogu i Zi”, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, automjeti drejtohej nga shtetasi E. D., 23 vjeç, banues në Fier. Ky i fundit ka përplasur këmbësorin Vasil Furrari, 82 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button