AKTUALITETKRONIKË

Aksident i rëndë në pedonalen e Fierit: Makina përplas mjet të parkuar, thyen shtyllën e ndriçimit dhe këput pemën


Mbrëmë, rreth orës 01:00 pas mesnate, në pedonalen e qytetit të Fierit, pranë kryqëzimit të Sharres, ka ndodhur një aksident i pazakontë. Një automjet, duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka thyer një shtyllë ndriçimi dhe ka këputur një pemë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ende nuk janë të qarta shkaqet e sakta të aksidentit, por dyshohet se shpejtësia e lartë ka luajtur një rol të rëndësishëm. Ky segment rruge është i njohur për lëvizjen e shpejtë të mjeteve, veçanërisht gjatë natës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar detajet e plota të aksidentit dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi dëmet.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button