KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, humb jetën 70-vjeçarja, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Viktima është shtetasja Afërdita Xhaja, 70 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe Policia, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




