KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Sevaster/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në humnerë, humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Mazhar, në njësinë administrative Sevaster, Bashkia Selenicë.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një humnerë, nga një lartësi e konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - “”

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit, banor i zonës, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Mazhar, në Sevaster, shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button