KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Thumanë.
Dy automjete “Mercedes” janë përplasur për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është identifikuar si shtetasja Bedrie Saja.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore në vendngjarje, rezulton se Malvina Kani është drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është përplasur në dinamikë ende të paqartë me mjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, me të cilin udhëtonin dhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja.
Për pasojë ka humbur jetën në vend Bedrie Saja, ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, pasi disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.




