KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Ulëz, betonierja përfundon në humnerë

Një aksident i rëndë i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të qytezës së Ulzës.
Mësohet se një automjet tip betoniere ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.
Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mësohet se drejtuesi i betonieres është dërguar për mjekim në spitalin e traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit po punonte për firmën që po zbaton një projekt për rivitalizimin e vijës liqenore në Ulëz.