KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Zall-Bastar/ Përplasen 2 makina, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qafë Murriz-Shkalla e Tujanit, në vendin e quajtur Zall-Bastar.
Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona.
Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të tjera, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën që më pas kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia e madhe.




