KRONIKËSTAR CHANNEL

AKSIDENT I RËNDË / Nënë e bijë transferohen në Greqi për trajtim pas plagëve të rënda

Dy të plagosura nga aksidenti i rëndë i 30 qershorit në autostradën Berat–Tiranë janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bëhet fjalë për nënë e bijë, Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe Oriada Lazaj, 27 vjeçe, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze si pasojë e përplasjes së autobusit të linjës Berat–Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas familjarëve, të dyja kanë humbur një këmbë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 27-vjeçarja ka edhe dëmtime të rënda në gjymtyrën tjetër, si dhe fraktura në legen dhe kofshë. Për shkak të kompleksitetit të dëmtimeve, mjekët kanë vlerësuar të nevojshëm transportimin e tyre jashtë vendit për trajtim më të specializuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Familjarët bëjnë me dije se, ndonëse të dyja kanë kaluar rrezikun për jetën, gjendja e tyre mbetet e rëndë dhe procesi i rikuperimit pritet të jetë i gjatë. Ata kanë kërkuar gjithashtu ndihmë për përballimin e kostove të larta të mjekimit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button