KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident me katër automjete në Vlorë, një e lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 29 shtator 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në përplasje u përfshinë katër automjete: një Mercedes Benz me targa AB102GR, një Toyota me targa AB589HD, një Audi me targa AB926GS dhe një tjetër Audi me targa AB725FV, që ishte i parkuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtuesi i Mercedesit, shtetasi Mane Xhelaj, 27 vjeç, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit. Ndërsa drejtuesi i Toyotës, shtetasi Gerisian Gjishti, 29 vjeç, doli negativ. Në këtë automjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas përplasjes u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, drejtuesja e Audi-t me targa AB926GS, shtetasja Ilivia Imeraj, ka rezultuar negative në testin e alkoolit. Automjeti tjetër, një Audi i parkuar, pësoi dëmtime nga aksidenti.

Reklama në FieriWeb

Policia rrugore po heton për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Related Articles

Back to top button