KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident me pasojë vdekjen në Durrës, humb jetën një këmbësor

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale D. N. ka përplasur këmbësorin Xh. Zh..
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.




