KRONIKË
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën shoferi 33-vjeçar
Nga policia Durrës bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit, dyshohet se shtetasi Ermal Dervishi, 33 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë ai ka dale nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga ky aksident, 33-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po pinon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i policisë:
Aksident me vdekje në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.