KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident me vd*kje në Peqin, makina përplas këmbësoren 60-vjeçare

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 60-vjeçareje është shënuar mëngjesin e sotëm në 21 shtator në aksin rrugor Bradashesh-Peqin.

Sipas policisë, automjeti me drejtues një 47-vjeçar banues në Papër ka përplasur këmbësoren, e cila ende nuk është identifikuar. Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “”

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button