KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin e vjetër Levan–Vlorë, drejtuesi i motorit përfundon i shtrirë në tokë – policia i jep ndihmën e parë në vendngjarje

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Levan–Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka mbetur i shtrirë në tokë pas përplasjes. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




