KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier–Berat, drejtuesi i mjetit bujqësor përfundon në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Aksi Fier–Berat konsiderohet një “njollë e zezë”, për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin në këtë segment rrugor, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button