KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete – tre të lënduar, mes tyre një grua shtatzënë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Cakran, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas burimeve të para, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia Rrugore, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button