Aksident në aksin Fier-Kraps: Makina përplas motorin, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Kraps, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Mjekët konfirmojnë se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Qytetarët që lëvizin në këtë segment rrugor këshillohen të tregojnë kujdes për të shmangur ngjarje të tilla.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Kraps”, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e
mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.