KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier-Levan, përmbyset mikrobus, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, ku një mikrobus ka rrëshkitur për shkak të lagështirës në rrugë dhe është përmbysur. Fatmirësisht, në momentin e aksidentit në mjet nuk ndodheshin pasagjerë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Si pasojë e përmbysjes është lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Gjendja shëndetësore e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se rruga e lagur dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit kanë çuar në aksidentin.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi J. M., 57 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip autobus, (në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit i cili ka shkuar për të bërë ekzaminimet mjekësore në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button