KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier-Lushnjë: Furgoni i forcave “Shqiponja” përplaset me mbrojtësen metalike

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Furgoni i forcave speciale “Shqiponja” është përplasur me barrierën mbrojtëse të autostradës, pasi një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Për të shmangur një përplasje direkte, drejtuesi i mjetit policor ka devijuar, duke goditur barrierën metalike.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë dhe barrierën e autostradës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.