KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Patos, dy makina përplasen në “Portëz”, njëra përfundon në kanal

Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, në Fier.
Një automjet tip Renault, pasi është përplasur me një mjet tip Golf, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime të rënda.
Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikës për të ndihmuar në nxjerrjen e mjetit, ndërsa policia rrugore dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.




