KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier-Patos, lëndohet drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë së Policisë, ku drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë, pjesë e ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit Fier, ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Ismet Cjapi po ndërronte gomën e mjetit kur nga presioni ndodhi një shpërthim, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda. Menjëherë pas incidentit, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas informacioneve të para, gjendja e tij është stabilizuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vazhdon të monitorohet me kujdes nga stafi mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa ngjarja ka ngritur shqetësime mbi masat e sigurisë gjatë operacioneve të mirëmbajtjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button