KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier-Peshtan, përplasen dy automjete, lëndohet një grua.

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Peshtan, në afërsi të fshatit Peshtan Bregas.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Opel” dhe një furgon tip “Mercedes”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Reklama në FieriWeb - “”

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua rreth 60 vjeçe. Ajo është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Paraprakisht, bëhet me dije se gjendja e saj nuk paraqitet e rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button