KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Seman, drejtuesja e mjetit dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë paradite në aksin Fier–Seman, në vendin e quajtur Ferma Çlirimi.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Drejtuesja e mjetit ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




