KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Seman, makinë përplaset me motor, një i plagosur dërgohet në spital

Foto ilustruese
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, pranë fshatit Fermë Çlirim.
Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, ndërsa si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.
I dëmtuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




