KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Seman, vetëm dëme materiale
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Seman, në zonën e Fermë Çlirim, ku janë përplasur dy automjete, një Toyota dhe një Volkswagen.
Si pasojë e përplasjes, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.




