Aksident në aksin Levan-Tepelenë, bllokohet totalisht trafiku

Fier – Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne pranë fshatit Kafaraj, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Nga përplasja raportohet për dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar dëmtime të lehta. I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar totalisht, ndërsa automjetet po devijohen në rrugë alternative.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.
Aksi Levan-Tepelenë ka fluks të lartë qarkullimi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe për shkak të lëvizjes së emigrantëve drejt pikave kufitare.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




