KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, përplasen dy automjete në Varibobë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibobë, ku janë përfshirë dy automjete.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjetet e përfshira.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button