KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në Autostradën Levan-Tepelenë, dërgohen në spital dy persona.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në zonën e quajtur “Kthesa e Fratarit”. Një automjet, në të cilin udhëtonte një çift nga Tepelena, është përplasur fort nga pas me një kamion të tonazhit të lartë, i cili kishte ndaluar në rrugë për shkak të një defekti në motor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes, çifti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në qendrën spitalore të Fratarit, që ndodhet vetëm 500 metra larg vendit të ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. Gjendja e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button