KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Panaja

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në përplasjen ku u përfshinë disa automjete, është krijuar trafik i rënduar dhe radhë të gjata, duke vështirësuar qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm.
Forcat e Policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar lëvizjen e mjeteve dhe për të kryer veprimet hetimore që do të përcaktojnë shkaqet e aksidentit.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.




