Aksident në Boçovë, Fier: Dy persona të lënduar transportohen me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Boçovë, Fier, ku një motor është përplasur me një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas burimeve mjekësore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.