KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në bypass-in e Fierit, automjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

FIER – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Mbikalimi i Memorialit në drejtim të Levanit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Opel Astra ka dalë nga rruga, duke përfunduar jashtë karrexhatës, në anë të rrugës. Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, veçanërisht në pjesën e sipërme dhe anësore të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë. Drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në momentin e ndërhyrjes, një pjesë e rrugës është monitoruar nga shërbimet në terren për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e lëvizjes së automjeteve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nuk ka ende të dhëna të plota mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit apo shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të aksidentit. Mbetet për t’u përcaktuar nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit apo faktorëve të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button