KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në bypass-in e Fierit, gjashtë të plagosur – Një arrestim dhe dy procedime penale

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, dhe ka nisur procedim penal ndaj shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pas aksidentit të ndodhur dje në bypass-in Fier-Vlorë. Automjetet e drejtuara prej tyre janë përplasur me pesë automjete të tjera, duke shkaktuar lëndimin e gjashtë personave.

Reklama në FieriWeb

Dy prej të plagosurve vijojnë të marrin kujdes mjekësor në spital, ndërsa katër të tjerë janë larguar në banesa.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në fshatin Fiershegan, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi L. M., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur drejtuesin e tij, 75-vjeçarin Q. D. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button