KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në Mbrostar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar. Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur nga pas nga një automjet tjetër, teksa të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve për verifikime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button