KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit të ri të Apolonisë – plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar disa minuta më parë në bypass-in e Fierit, në afërsi të mbikalimit të ri të Apolonisë. Një motor, teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë (trailer).
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Të dy janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.




