KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Aksident në bypass-in e Lushnjes, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal – fatmirësisht pa të lënduar

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në bypass-in e Lushnjes, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Sipas informacioneve paraprake, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkaqe ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.