KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në Çukas të Lushnjës, makina përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Çukas të Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake, shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




