Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi M. XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij.
Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 91 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në rrugët e zonave të banuara dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier:
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.