KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në Fier/ Motorçikleta përplaset me dy automjete, ndalohet drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Fier. Sipas informacioneve paraprake, një motorçikletë është përplasur me një automjet dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por gjatë tentativës për t’u arratisur është përfshirë në një përplasje të dytë me një tjetër makinë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të motorçikletës.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për të lënduar, ndërsa pritet reagimi i Policisë për sqarimin e plotë të ngjarjes.




