KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në hyrjen veriore të Lushnjes, makinë përplas të riun me biçikletë

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Lushnjes, këtë herë në hyrjen veriore, pranë rrethrrotullimit të shinave të trenit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Ford ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar ambulanca, e cila ka transportuar të riun, rreth 25 vjeç, drejt spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “”

Burime nga policia e qarkullimit, e cila ndodhet në vendngjarje, bëjnë me dije se i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i biçikletës i ka dalë para automjetit në momentin kur mjeti po dilte nga rrethrrotullimi, çka ka sjellë përplasjen. Fatmirësisht, automjeti ka qenë me shpejtësi të ulët dhe i riu ka pësuar dëmtime të lehta, pa pasoja serioze.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, efektivët e policisë po dokumentojnë ngjarjen dhe po kryejnë procedurat përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button