BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në Itali, humb jetën 46-vjeçarja shqiptare; në gjendje të rëndë vajza e saj

Një aksident tragjik ndodhi të hënën në Milano të Italisë ku humbi jetën një 46-vjeçare shqiptare.

Dorina Bardhi ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me një kamion. Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Aksidenti me pasoja tragjike ndodhi në një kryqëzim rreth orës 14:00 të së hënës. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 46-vjeçarja shqiptare;

Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Cassana d’Adda.

Por për arsye që duhen sqaruar mirë nga autoritetet, mjeti u përplas me kamionin që vinte nga drejtimi i kundërt.Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë shumë e rëndë.

Dorina Bardhi jetonte me të shoqin dhe tre vajzat në Albignano.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit”, thuhej në reagimet pas vdekjes së saj.

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 46-vjeçarja shqiptare;

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button