Aksident në Lushnjë-Fier, burimet: Kamionit i pritet rruga nga furgoni
Një kamion është përfshirë në aksident pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz ndërkohë qe sipas informacioneve të marra në vendngjarje, kamionit i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier i është prerë rruga nga një furgon i cili po dilte në autostrade pa vënë re kamionin.
Në këtë moment drejtuesi i kamionit ka bere një manovër për të shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafik-ndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti kamioni pësoi dëme të mëdha ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Me pas ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi per minuta të tëra të dy karexhadat.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksidentit në fjale.