KRONIKË

Aksident në Rrugën e Arbrit, furgoni i pasagjerëve përplaset me një tjetër mjet

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Bastar Murrize në by-pasin e rrugës së Arbrit. Një furgon pasagjerësh që vinte nga Dibra në drejtim të Tiranës është përplasur me një tjetër mjet që lëvizte nga Tirana drejt Qarkut Dibër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fatmirësisht nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa pasagjerët që ndodheshin në furgonin e Dibrës janë trembur. Për shkak të përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë pritet të mbërrijë policia Rrugore e Tiranës për të bërë të mundur hapjen e qarkullimit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Kujtojmë se në vendin e aksidentit të sotëm kanë ndodhur me dhjetëra aksidente që kur është hapur për qarkullim by-pasi Murrizit. Ajo mbetet kthesa më e rrezikshme e kësaj rruge për shkak se është afërsisht kthesë 90°, pa fushëpamje dhe e ngushtë.

Related Articles

Back to top button