KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona mbeten të bllokuar në automjet

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, pranë Rubikut, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përfshirë në një përplasje.
Si pasojë e aksidentit, dy persona mbetën të bllokuar brenda automjetit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës, të cilat arritën t’i nxirrnin nga mjeti.
Të plagosurit kanë pësuar dëmtime, por sipas informacioneve paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas dhënies së ndihmës së parë në vendngjarje, ata u transportuan në spital për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




