AKTUALITETKRONIKËVIDEO

Aksident në rrugën Fier-Seman: Dy automjete përplasen, njëri përfundon në kanal, një i lënduar niset me urgjencë drejt spitalit.

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fier-Seman pranë fshatit Fermë Çlirimi, ku dy automjete tip Mercedes-Benz janë përplasur, duke shkaktuar daljen nga rruga të njërës prej tyre, e cila ka përfunduar në kanal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit për trajtim mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin E. G., rreth 19 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar shtetasi A. D., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button