KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete pranë fshatit Vasjar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete që po lëviznin në këtë segment rrugor. Përplasja ka shkaktuar momente paniku te drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Reklama në FieriWeb - “”

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button