KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në tunelin e Kalimashit – Tre persona të plagosur, mes tyre punonjës të mirëmbajtjes së rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit. Sipas informacioneve paraprake nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Për pasojë, janë plagosur tre persona: shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.