KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Aksident në Unazën e Fierit, Toyota del nga rruga dhe përplaset me murin, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën e qytetit të Fierit.
Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Fierit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.




