KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident pranë Drejtorisë së Automjeteve, kamionçina del nga rruga pas shpejtësisë së lartë

Një aksident është shënuar pranë Drejtorisë Rajonale të Automjeteve, ku një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë të ndriçimit.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti lëvizte me shpejtësi mbi normën e lejuar në këtë segment, ku tabela sinjalizuese përcakton kufirin 40 km/h. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja ka rikthyer shqetësimin e banorëve të zonës për shpejtësinë e lartë me të cilën lëvizin automjetet në këtë aks. Segmenti është mjaft i frekuentuar nga këmbësorët dhe banorët, pasi aty ndodhen dy shkolla private, si edhe Drejtoria Rajonale e Automjeteve.

Banorët thonë se situata bëhet edhe më shqetësuese gjatë orëve të natës, kur sipas tyre në këtë zonë zhvillohen edhe gara me automjete, duke rritur rrezikun për aksidente.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ata kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për marrjen e masave konkrete për kufizimin e shpejtësisë, përfshirë vendosjen e penguesve fizikë të shpejtësisë (“policëve të shtrirë”) në këtë segment.

Vetëm katër ditë më parë, në të njëjtën zonë është dëmtuar një tjetër shtyllë ndriçimi, po si pasojë e një aksidenti që dyshohet se ka ardhur nga shpejtësia e lartë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button