Aksident pranë shkollës “Janaq Kilica” në Fier, automjeti përplas një person me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Kastriot” të Fierit, pranë shkollës “Janaq Kilica”, ku një automjet është përplasur me një person që lëvizte me biçikletë.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet Policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë, pritet edhe informacioni i mjekëve për gjendjen shëndetësore të personit të aksidentuar, ndërsa autoritetet do të vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




